Gjiganti anglez i vihet pas Nico Pazit

- Advertisement -

Më herët gjatë ditës u raportua se Manchester United është në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e Nico Pazit.

Reprezentuesi argjentinas është identifikuar si një zëvendësues i mundshëm afatgjatë i Bruno Fernandesit, kontrata e të cilit në “Old Trafford” skadon në fund të këtij sezoni.

Kjo e bën situatën edhe më interesante për Real Madridin, pasi klubi madrilen ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për rikthimin e mesfushorit ofensiv të Comos.

Megjithatë, Manchester United nuk është klubi i vetëm i interesuar për Pazin, pasi edhe Arsenali dëshiron ta transferojë ish-talentin e akademisë së Real Madridit.

Sipas ESPN (përmes Eduardo Hagn), Arsenali është i gatshëm të ndjekë seriozisht transferimin e Pazit në verën e vitit 2027, me synimin për të shtuar më shumë kreativitet në skuadër.

Arsenali ka kohë që është në kontakt me përfaqësuesit e Pazit. Klubi londinez gjithashtu e ka përcjellë nga afër mesfushorin ofensiv.

“Topçinjtë” dëshirojnë ta bindin argjentinasin që të transferohet në Premierligë, në vend që të shqyrtojë mundësinë e rikthimit te Real Madridi, ku hapësirat për të luajtur në ekipin e parë mund të jenë të kufizuara.

Ndonëse Manchester United mund ta ketë humbur një pjesë të atraktivitetit si klub gjatë viteve të fundit, interesimi i Arsenalit për lojtarin duhet të jetë një sinjal alarmi për Real Madridin.

Falë suksesit që Arsenali ka arritur gjatë viteve të fundit, klubi londinez është në një pozitë shumë të mirë për ta bindur Pazin të heqë dorë përfundimisht nga ëndrra e rikthimit te Real Madridi dhe të luajë më rregullisht në “Emirates”.

Në të kaluarën është raportuar se, ndonëse Pazi është i hapur ndaj mundësisë së rikthimit te Real Madridi, ai dëshiron që klubi t’ia garantojë një vend në formacionin titullar.

Për këtë arsye, Real Madridi duhet të marrë së shpejti një vendim për të ardhmen e argjentinasit. Klubi mund ta aktivizojë klauzolën e rikthimit dhe më pas të përpiqet ta shesë për një shumë më të lartë, ose të mundohet t’i gjejë vend në formacionin aktual.

Megjithatë, duke pasur parasysh përbërjen e skuadrës së Real Madridit, sistemimi i Pazit në një ekip ku tashmë luajnë Jude Bellingham dhe Arda Guler mund të jetë pothuajse i pamundur.

Prandaj, Arsenali ka argumente të forta për ta bindur argjentinasin që të zgjedhë Londrën.

Të ngjashme

Të fundit