Zafir Berisha-opozitës: Shkuarja në takim te Kurti është futje në vallen e djallit, bëhuni gati për zgjedhje në vjeshtë

- Advertisement -

Ish-depueti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se partitë opozitare duhet të bëhen gati për zgjedhjet e vjeshtës.

Ai ka thënë se shkuarja në takim me Kurtin “është futje në vallen e djallit”.

Postimi i plotë:

Shkuarja nesër në takim me Albinin është futje në vallen e djallit.

Mos humbni kohë me takime koti.

Bëhuni gati për zgjedhjet e vjeshtës, sepse ato të 7 qershorit ishin vetëm një lojë miqësore.

A nuk ju doli mësim nga e kaluara, apo jeni verbuar dhe vazhdoni të përsërisni të njëjtat gabime?

Zafa

Të ngjashme

Të fundit