8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ymeri: Nëse droga është vjedhur nën qeverisjet e kaluara, provat e rastit Dehari janë zhdukur nën Qeverinë Kurti II

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri, e komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku e ka quajtur “skandaloze”  pasi sipas tij Qeveria Kurti II po ka nevojë me treguar sa të këqij  kanë qenë ish qeveritë e kaluara.

Më tej, Ymeri ka thënë këtë është duke e bërë sepse nuk është duke mundur që të tregojë sa e mirë është qeverisja e tyre.

“Këto u tha që nuk ka më vjedhje të drogës në stacionin policorë, është vërtetë që ajo ka ndodhur një herë në vitin  2010 apo edhe më herët. Por nën qeverisjen Kurtit e kemi zhdukjen e provave të rastit të Astrit Dehar-it. Dje e dëgjova ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun që tha se kjo zhdukje është bërë qëllim  për të me goditur mua, por a mund të themi që edhe droga është vjedhur për t’i goditur pishtarët e atëhershme”, kështu ka deklaruar analisti Visar Ymeri.

“Vlerësimi që është duke ia bërë qeverisë së vetë Lëvizja Vetëvendosje është vlerësim negative”, ka thënë Ymeri.

Tutje Ymeri  treguar se LVV-ja është duke përdorur propagandë duke krahasuar me qeveritë e kaluara.

“Kur je në qeverisje duhet me ndryshua propagandë, duhet të tregosh se çfarë ke bërë vetë edhe si i ke luftuar këto fenomenet që je duk i kritikuar në video, se shumë prej atyre fenomeneve, pavarësisht se sa të vërteta janë nuk janë duke e luftuar me Vetëvendosjen në pushtet”.

“Përdoren çështje që kanë ndodhur ose raste të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Qeverinë Kurti II siç ka qenë shkëputja e kontratës me Z Mobile që ka ndodhur në vitin 2019”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se privatizimi është duke vazhduar edhe gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit