Protestuesit “pushtojnë” Prishtinën nën thirrjet “UÇK-UÇK”, kërkohet liri për katërshen në Hagë (Video)

- Advertisement -

Qindra qytetarë janë mbledhur edhe mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi gjithsej me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së.

Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit mbajnë në duar një flamur gjigand të UÇK-së.

Teksa valëvisin flamurin, ata brohorasin njëzëri: UÇK!.

Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera.

Mërgimtarë të shumtë shqiptarë protestuan gjithashtu edhe në kryeqytetin e Austrisë.

Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit