Ymeri: Mbi 50 milionë euro nga nafta për një muaj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve përballë çmimeve të karburanteve.

Përmes një postimi, Ymeri tha se vetëm brenda një muaji shteti ka inkasuar mbi 50 milionë euro nga TVSH-ja dhe akciza e naftës, duke theksuar se të hyrat në buxhet nuk po preken.

“Ajo që nuk po na thuhet direkt: Nuk preket arka e (pu)shtetit. Xhepi i qytetarit duhet të durojë”, shkroi ajo, duke kërkuar që ekzekutivi të ndërmarrë masa për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit