Real Madridi po analizon një sezon zhgënjyes pa trofe, me shpresat në La Liga që janë zbehur ndjeshëm.
Kjo situatë mund të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër përpara afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e trajnerit Álvaro Arbeloa mbetet ende e paqartë, ndërsa disa lojtarë janë në rrezik largimi.
Emra si Dani Ceballos dhe David Alaba pritet të largohen, por një tjetër që mund të sakrifikohet është edhe Raul Asencio.
Sipas raportimeve të “The Athletic”, Asencio konsiderohet i transferueshëm këtë verë.
23-vjeçari u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe pati momente si titullar, por kohët e fundit ka humbur vendin në formacion.
Një nga arsyet kryesore është përplasja me trajnerin Arbeloa.
Mbrojtësi mungoi në udhëtimin drejt Mynihut për shkak të një sëmundjeje, megjithëse kishte stërvitur normalisht më parë.
Para ndeshjes ndaj Gironës, ai kishte munguar në pesë ndeshje radhazi, ndërsa në disa prej tyre ishte plotësisht i gatshëm.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Arbeloa u detyrua të aktivizonte Antonio Rudigerin për shkak të një dëmtimi të minutës së fundit, dhe nuk e riktheu Asencion në skuadër derisa ai kërkoi falje ndaj shokëve të ekipit.
Nëse Arbeloa qëndron edhe pas verës, kjo marrëdhënie e tensionuar mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Asencios në “Bernabéu”.
Ndërkohë, mbrojtësit e rinj nga Castilla, si Diego Aguado dhe Joan Martinez, pritet të marrin më shumë hapësirë në ekipin e parë.






