Bordi i Transparencës në Shqipëri ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend.Në vendimin që Bordi mori sot, i cili do të hyjë në fuqi në orën 10:30, u vendos që nafta do të shitet me 197 lekë për litër nga 210 që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 176.“
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, u tha në njoftimin e Bordit të Transparencës.






