Sonte (e martë) do të luhen nëntë ndeshje tejet interesante të Champions League për adhuruesit e futbollit.
Mbrëmja do të ketë në fokus futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Berat Gjimshitin, që do të kenë goxha punë të vështirë përballë skuadrave të mëdha.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes luhet në “Bay Arena” mes Bayer Leverkusenit dhe kryesuesit të renditjes, Inter.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00.
Lojë po kaq interesante do të jetë edhe ajo në mes të Atalantas dhe Real Madridit.
Ndeshja do të luhet po ashtu në ora 21:00.