23.2 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Wilshere pritet të kalojë tek klubi i njohur anglez në cilësinë e ndihmëstrajnerit

- Advertisement -

Jack Wilshere pritet të largohet nga posti i trajnerit të grupmoshave U18 të Arsenalit pasi është pajtuar për të marrë drejtimin e Norwich Cityt.

Sezonin e kaluar, Wilshere ishte lidhur me një kalim në Amerikë tek Colorado Rapids dhe në Skoci tek Aberdeen.

Sidoqoftë, asnjëra nga këto lëvizje nuk u realizua në fund pasi klubi amerikan emëroi Chris Armas si trajner ndërsa Jimmy Thielin iu bashkua klubit skocez.

Tani, talkSPORT ka raportuar se ish-reprezentuesi anglez më në fund do të ndajë rrugët me ‘Topçinjtë’ pasi është pajtuar të marrë drejtimin e Norwichit në Championship.

32-vjeçari do të punojë si asistent i trajnerit Johannes Hoff Thorup, i cili u bë pjesë e tyre në një marrëveshje tri vjeçare këtë verë.

Wilshere ishte bërë pjesë e Arsenalit si trajner i grupmoshave U18 në vitin 2022 pasi u pensionua nga futbolli në moshën 30-vjeçare.

Gjatë ditëve të tij si futbollist aktiv, ai përfaqësoi Arsenalin në 197 ndeshje në të gjitha garat duke fituar dy herë FA Cup dhe një herë Community Shield.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit