7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

VV-ja pretendon se dy prona janë tjetërsuar kundërligjshëm, Pacolli thotë se provat do t’i dorëzojnë në Prokurori

- Advertisement -

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Milazim Salijaj kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online. Aty u bë e ditur se në kuadër të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, janë bërë dy hulumtime që kanë të bëjnë me tjetërsimin e dy pronave publike.

Pacolli-Dalipi me deputetin Milazim Salihaj, zbuloi se fjala është për tjetërsimin e pronës publike te Fakultetit Teknik dhe të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas saj, ka dyshime në këtë ke keqpërdorim se janë të përfshirë persona publik dhe se provat do t’i dorëzojnë në Prokurori.

“Në bazë të analizave kemi kuptuar që tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme. Komisioni mbulon edhe çështjen e Kadastrit, pra çështjen e pronave. Ne si Komision kemi analizuar dy rastet. 68 ari pronë kjo në kompleksin e parcelave në Fakultetin Teknik dhe nga të gjeturat dyshohet se prona publike është licencuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend të Kosovës. Kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Universitetit të Prishtinës për këtë lënd i kërkohet mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”.

“Rasti i dytë ka të bëjë me pronën publike të RTK-së me sipërfaqe prej 2.92 hektarë në zonën katasdrale të Çagllavicës. Ky tjetërsim i pronës publike është bërë në mënyrë të kundërligjshme. E kemi kërkuar origjinalin e aktgjykimit dhe askund nuk e kemi gjetur”.

Kurse deputeti, Milazim Salijaj ka njoftuar se në këtë hulumtim nuk kanë gjetur dokumentacionin origjinale dhe kjo krijon dyshime në tjetërsim të paligjshëm. Vlera e rastit të RTP-së, sipas deputetit është mbi 12 milionë euro.

“Kemi shqyrtuar të dy rastet dhe për pronën te Fakulteti Teknik kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me tjetërsimin e kësaj prone. Kemi analizuar me detaje dhe nuk kemi gjetur dokumentin origjinal dyshohet që ky aktgjykim të jetë i dyshimtë. Për kundër që tjetërsimi i pronës është në dyshim, kemi vërejtura që është bërë tjetërsim i kundërligjshëm”.

“Duke parë të gjitha këto të gjeturat dhe i gjithë ky dokumentacion bëhet fjalë për tjetërsimin e kundërligjshëm. Për rastin e RTP-së kemi parë që burimi i keqpërdorimit është ne Prizren, kemi folur edhe me Gjykatën e Prizrenit. Vlera e pronës është diku mbi 12 milionë euro, jemi ardhur në përfundim qe nuk është gjetur askund një dokument origjinal”, ka thënë Salijaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit