Reagimi i fundit i Policisë së Kosovës!

- Advertisement -

Sipas Policisë, gjatë protestës një grup personash, kanë hedhur vazhdimisht gjësende të ndryshme, mjete piroteknike dhe fishekzjarre në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia thotë se protestuesit kanë penguar edhe daljen e deputetëve nga objekti i Kuvendit, ndërsa disa prej tyre, sipas njoftimit, janë detyruar të kthehen sërish brenda.

“Zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të domosdoshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK njofton se si pasojë e hedhjes së gjësendeve dhe mjeteve piroteknike, si dhe ndezjes së disa kontejnerëve të mbeturinave dhe zjarreve në rrugë, janë shkaktuar dëme materiale, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz të personave.

Policia ka apeluar te protestuesit që të mos dëmtojnë pronën publike.

“Policia e Kosovës, e rithekson se njeh të drejtë e qytetarëve për protestim dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë të qetë,  të mos dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet.

Përderisa protesta vazhdon, zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siguria e qytetarëve dhe objekteve shtetërore si dhe mbarëvajtja e protestës vazhdojnë të jenë prioritet i Policisë së Kosovës.”

 

Të ngjashme

Të fundit