10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

VV-ja përkujton Arbnor Deharin: Ai na kujton konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje e ka përkujtuar në dhjetë vjetorin e vdekjes, aktivistin e saj, Arbnor Dehari.

Udhëheqës të kësaj partie, deputetë, ministra e aktivistë kanë bërë homazhe tek varri i tij, duke kujtuar punën dhe veprën e tij si aktivist, siç e kanë quajtur, i pazëvendësueshëm.

“10 vjet pa më të dashurin shok, aktivistin tonë të pazëvendësueshëm, Arbënor Dehari. Arbënor Dehari vazhdon të jetë figurë qendrore dhe orientuese në angazhimin dhe ecjen tonë politike. Java e Lëvizjes në krye të saj e ka Arbënor Deharin jo vetëm si kujtim dhe nderim për një aktivist të jashtëzakonshëm por edhe si tregues, si frymëzim për brezat e ardhshëm. Arbënor Dehari na kujton se konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara apo fjalë të thjeshta, por edhe detyrime për të cilat njeriu zotohet, angazhohet dhe punon përgjatë jetës së tij”, thuhet në shkrimin e VV-së në rrjetin social Facebook.

Sipas kësaj partie, me angazhimin e tij të palëkundur, me guximin e tij të pashoq, me pasionin dhe përkushtimin e tij, Arbënor Dehari, ishte aktivisti që më së shumti anëtarësonte njerëz në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në këtë kuptim, ditën e dytë të javës tradicionale të Lëvizjes për këtë vit, përveç si ditë ku e nderojmë kujtimin për Arbënorin, e kemi caktuar të jetë edhe ditë e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen tonë. Kujtimi për Arbënorin do të jetë përherë i gjallë mes nesh, i mbushur me aktivitete, i theksuar nga mësimi se idealizmi dhe veprimi i guximshëm janë forcat që ndërtojnë një të ardhme për të gjithë. Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona do të jesh Arbënor Dehari”, thuhet më tutje në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit