Përfundon protesta në Prishtinë kundër verdiktit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së

- Advertisement -

Edhe sonte, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta “Jo në emrin tim” po organizohen çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit të Speciales në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim kurse Kadri Veseli me 18 e Rexhep Selimi me 13 vite.

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Gjatë ditës më herët u organizuan protesta në qytete të Kosovës kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, organizuar nga OVL-UÇK, e cila sonte i bashkohet protestës në sheshin “Skënderbeu”.

Të ngjashme

Të fundit