Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se populli i Kosovës po e refuzon padrejtësinë.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se në natën e dhjetë të protestës, mijëra qytetarë dolën nëpër sheshe.
“Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë. Kush ka sy për të parë, le të shohë. E kush ka ende dilema, le ta kuptojë: populli i Kosovës e refuzon padrejtësinë. Vendosmërisht. Pa hamendje. Deri në fund.
Çdo ditë që kalon po e shton numrin e njerëzve në shesh, po e rrit revoltën dhe po e forcon vendosmërinë. UÇK-ja doli nga populli, është e popullit dhe përjetësisht do të mbrohet nga populli.
Sonte ishte nata e dhjetë. Ra shi, por mijëra qytetarë dolën nëpër sheshe. Prania e tyre ishte përgjigjja më e qartë për Gjykatën Speciale dhe për të gjithë ata që ende nuk duan ta dëgjojnë zërin e popullit”, ka shkruar ai.




