3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

VV-ja i quan rekorde statistikat e punësimit, për PDK-në të dhënat s’janë reale, përputhen me Zvicrën e Gjermaninë

- Advertisement -

Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë vende të reja pune e papunësia ka shënuar rënie rekorde, nuk po shihen si reale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), raporton Ekonomia Online.

Nga PDK-ja thonë se këto të dhëna mund të jenë për gjendjen ekonomike të Zvicrës ose Gjermanisë dhe nuk përkojnë me gjendja ekonomike në vend. Ndërsa nga Vetëvendosja thonë se të dhënat janë të bazuara në fakte dhe se rritja e numrit të të punësuarve, sipas tyre është si shkak i masave që ka ndërmarr Qeveria.

Deputetja e VV-sw Mirlinda Tishukaj-Sadiku, anëtare e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka thënë se të dhënat e publikuara nga Qeveria janë të bazuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas saj, si rezultat i politikave të Qeverisë janë 10 mijë të rijnë e të reja që janë punësuar, e ku 50 për qind prej tyre janë femra.

“Qeveria besoj kur e ka publikuar të dhënat e veta, i keni parë edhe deklarimet e Hekuran Murati, të dhënat janë të publikuara në bazë të raportit të ASK-së. Ne duhet të bazohemi dikun, ASK-ja është ajo e cila i merr të dhënat nga qendrat të cilat raportojnë njerëzit të cilët janë të pa punësuar, janë në sistem, besoj që ajo e dhënë që është publikuar edhe është e bazuar në fakte siç është ASK-ja”.

“Edhe është e vërtet së ne bazë të politikave të qeverisë ju e dini që efektin që e ka pasur Super-puna, ku në bazë të kësaj iniciative që ka ardhur nga qeveria është implementuar nga Ministria e Financave, hiq me pak se 10 mijë të rijnë e të reja, ku 50 për qind prej tyre janë femra që na bënë me u ndie shumë mirë, të punësuara dhe kjo super puna prape po vazhdon”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së duke përmendur edhe masat e tjera të ndërmarra nga Qeveria ka thënë se janë diku rreth 78 mijë vende të reja punë gjatë tri viteve të kësaj qeverisje.

“Ka edhe masa të tjera të qeverisë që kanë qenë edhe në kuadër të pakos se ringjalljes ekonomike që kanë ndikuar edhe të bizneset që të rritet edhe numri i vendeve të punës siç është subvencionimi i kredive po ashtu edhe ndihmesa që është dhënë nga KIESA në kuadër të MINT, që është rritur edhe fondi për subvencionim të bizneseve e sidomos ato të cilat kanë marr punëtore femra”.

“Qeveri ka subvencionuar pagën për gjashtë muaj, diku rreth 78 mijë janë të punësuar për gjatë tri viteve qeverisje e sipas ASK-së diku rreth 425 mijë të punësuar”, ka thënë ajo.

Hajdar Beqa, po ashtu anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka thënë se publikimi i të dhënave nga ana e ministrit Hekuran Murati për rritjen e të punësuarve ka mundur që të jetë për Zvicrën ose shtetin gjerman.

Deputeti i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale duke theksuar sfidat me të cilat po përballet vendi, sipas tij, me çmimet e larta, inflacionin në rritje dhe mos luftimin e korrupsionit.

“Ndoshta ka folur për Zvicër ose Gjermani, në Kosovë e din qytetar ku fatkeqësisht jemi në një gjendje të rëndë ekonomike, kemi rritje të çmimeve, kemi inflacion, kemi korrupsion”.

“Nuk kemi luftim të korrupsionit dhe kemi një Qeveri pa vizion e cila nuk ka mundur ende që as një projekt ta dërgoj deri në fund dhe nuk ka një projekt që thotë e kemi nisur dhe e kemi përfunduar as kapital, po as kuptimin e infrastrukturës ligjore që ndryshon jetën e qytetarëve për të mirë”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit