Vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit. Nga Ministria theksojnë rëndësinë e zbulimit të hershëm, ndërsa vetëkontrollin e gjirit e konsiderojnë një hap të rëndësishëm në kujdesin ndaj shëndetit. Për të ndihmuar në këtë aspekt paralajmëron 8 mamografë të rinj digjitalë për diagnostikim më të hershëm dhe shërbime më të afërta për gratë.

Muaji tetor njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka bërë thirrje për rritjen e kujdesit edhe në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor, duke vënë theksin te ndërgjegjësimi dhe kontrollet e rregullta.

“Promovimi shëndetësor për të ruajtur shëndetin e gjirit, mendoj që duhet të rritet kujdesi edhe në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor, sepse tashmë ata kanë një përvojë të theksuar, por qenësore, shumë e rëndësishme për gratë është vetëkontrolli”, tha Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë.

Sipas zëvendësministrit Berisha, brenda këtij viti pritet që institucionet shëndetësore të pajisen me tetë mamografë digjitalë statikë, me qëllim që shërbimet për gratë të jenë më të qasshme dhe më pranë tyre.

“Këtë vit, do t’i pajisim edhe me 8 mamografë digjitalë statikë vetëm që ky shërbim shëndetësor për gratë të ofrohet sa më afër”, theksoi Berisha.

Tetori, i njohur edhe si Muaji Rozë, do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, përmes të cilave synohet të promovohet kujdesi ndaj shëndetit të gjirit dhe rëndësia e kontrolleve të rregullta.  /RTK/

Të ngjashme

Të fundit