Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje gjitha partive politike që të bëhen bashkë që të kalojnë ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.
Por, atij i ka reaguar Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili është edhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut, U.D Presidente e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se “tregoni Endritit që Thaçi dhe PDK e kanë themeluar Specialen, jo Kurti e VV”.
“A po i kallxoni djalit të Hashimit që baba i tij me PDK-në e ka qu para themelimin e gjykatës, e JO Albini dhe Vetëvendosja”, ka thënë ai.






