Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka bërë një pretendim të çuditshëm.
Duke folur në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, Vuçiqi ka shprehur frikën e tij karshi dronëve “Bajraktar”, të cilët i posedon Kosova.
Siç raporton Kosova Online, medium serb që vepron në Kosovë, Vuçiqi “ka treguar gjithashtu se “bajraktarët” shqiptarë janë vërejtur duke u ngritur nga drejtimi i Gjakovës më 5 dhe 20 qershor në lartësinë 5800 metra me qëllim të zbulimit të pozicionit të ushtrisë serbe.”