Çitaku: I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si parti do të qëndrojnë në sallën plenare, ndërsa u ka bërë thirrje partive të tjera politike që të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që ligji të votohet në lexim të dytë.

Ajo pas seancës së jashtëzakonshme plenare tha se çështja e presidentit është e ndarë nga ajo prej Speciales.

“I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara. Votimi i ligjit është detyrim jo vetëm politik, por edhe kombëtar. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes, janë totalisht të ndara”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit