16 C
New York
Monday, October 5, 2026

Buy now

Pas qëndrimit të LDK-së për Specialen nisin dorëheqjet nga partia

- Advertisement -

Pas qëndrimit të LDK-së se nuk do ta përkrahë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka reaguar asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena.

Mirena ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e LDK-së, ndërsa mandatin e tij do ta vazhdojë si asambleist i pavarur.

Ai ka thënë se vendimi vjen për shkak të mospajtimit me qëndrimin e LDK-së ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Ky vendim shpreh mospajtimin tim të thellë me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale, mbi të cilat nuk mund të bëj kompromis”, ka shkruar Mirena.

Ai ka shtuar se qëndrimi i LDK-së për këtë çështje bie ndesh me vlerat dhe bindjet që ka përfaqësuar.

“Prandaj, nga sot mandatin tim në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi para qytetarëve të Obiliqit që më kanë dhënë besimin për t’i përfaqësuar”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit