14.6 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Vuçiq: Situata e sigurisë në Ballkan, seriozisht e lëkundur

- Advertisement -

 

Situata e sigurisë në ballkan është seriozisht e lëkundur, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që në pohimin e bërë gjatë një mbledhjeje të qeverisë përmendi në mënyrë të veçantë gjendjen “në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

Hercegovinë”.

“Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar, më 15 mars”, shkroi ai në Instagram, teksa më herët ishte shprehur se në tubimin dhe bllokadën e paralajmëruar nga studentët Beograd ne mesin e muajut, pret që “opozita të nxisë një dhunë të madhe”.

Tubimet masive të organizuara deri më tani nga studentët në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi-Sad, kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente. Por kjo e nuk e pengoi Vuçiqin të paralajmëronte më të keqen, e të fajësonte protestat edhe për problemet ekonomike.

“U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, theksoi kreu i shtetit serb.

Me bllokadat dhe protestat disa mujore, studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata, po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë, ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar pjesëmarrësit në protesta, si dhe ndërprerjen e procedurave gjyqësore të nisura ndaj të arrestuarve në demonstrata.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit