11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Vuçeviq: 18 marsi nuk do të jetë Dita D për Serbinë

- Advertisement -

Millosh Vuçeviq, ministri serb i Mbrojtjes, ka deklaruar se takimi i presidentit serb me kryeministrin kosovar në Ohër nuk do të jetë Dita D për Serbinë.

Takimi i 18 marsit po pritet me kërshëri gjithandej pas atij të 27 shkurtit kur kryediplomati evropian Josep Borrell kishte thënë që palët ishin pajtuar me Propozimin Evropian.

“Nuk ka ditë D, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, u shpreh Vuçeviq.

Më tej, z. Vuçeviq është shprehur se Serbia asnjëherë nuk i është shmangur bisedimeve dhe se do të ishte gjithnjë mikpritëse për ndërmjetësuesin Mirollav Lajçak.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të bëhet dhe pastaj mund të vazhdojmë e të diskutojmë për tema tjera, përveç njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së saj në OKB”, u shpreh ministri serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit