8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kurti: Marrëveshja bazë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ndër të tjera, ka folur edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, të mos jetë një tregues se nuk pajtohet me përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin. Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, u shpreh Kurti.

Ai tha më tej se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.

“Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë. Ne besojmë se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit