Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.
Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur më 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Personat e dyshuar janë : Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj .
Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406