Vrasja e gruas në Malishevë, Musliu: Ku jemi duke shkuar si shoqëri?

- Advertisement -

 

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e konsideron mungesë të vëmendjes institucionale dhe publike ndaj vrasjes së një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj, raporton Scanner.

Musliu ka kritikuar faktin se, sipas saj, më shumë vëmendje mediatike i është kushtuar vizitës në Skenderaj të një deputeteje të Vetëvendosjes, të cilën ajo e akuzon se po e mban jashtëligjshëm pozitën e ministres, sesa rastit tragjik të gruas shtatzënë.

“Kjo nuk është vetëm çështje vëmendjeje. Është çështje e asaj se çfarë po zgjedhim të shohim, të dëgjojmë dhe të trajtojmë si urgjencë”, ka shkruar Musliu.
Ajo e ka mbyllur reagimin me një pyetje drejtuar shoqërisë: “Ku jemi duke shkuar si shoqëri?!”

Postimi i plotë:

Po jetojmë në një vend ku më shumë vëmendje merr vizita në Skenderaj e një deputeteje të Vetëvendosjes, e cila jashtëligjshëm e mban pozitën e ministres, sesa një grua shtatzënë e vrarë nga burri i saj.

Kjo nuk është vetëm çështje vëmendjeje. Është çështje e asaj se çfarë po zgjedhim të shohim, të dëgjojmë dhe të trajtojmë si urgjencë.

Ku jemi duke shkuar si shoqëri?!

Të ngjashme

Të fundit