Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për vrasjen e Faton Hajrizit.
Ajo ka kritikuar sjelljen e Qeverisë në raport me rastin në fjalë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se qeveria duhet të jap llogari për Faton Hajriizn.
“Në vend që të edukohej nga institucionet korrektuese Fatonit iu bë gjyqi e ofendimet ma të rënda nga kjo qeveri. Në një shtet funksional sot do të duhej të tregohej llogaridhënje nga institucionet për këtë dështim fatal. Kosova ka humb një djal që po të kishte trajtimin e duhur nuk do të përfundonte i arratisur e i vetmuar! Fatoni, të jetë rasti i fundit i dështimit të trajtimit të të miturve në institucioneve korrektuese e atyre të drejtësisë. Ngushëllime familjes Hajrizi!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.