Vojvoda: Të gëzohemi sot, nesër mendojmë për Austrinë

- Advertisement -

Zëvendëskapiteni i Kosovës, Mërgim Vojvoda u shpreh i lumtur pas fitores së “Dardanëve” ndaj Irlandës me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Kosova triumfoi me golin e Vedat Muriqit në minutën e 83-të të takimit, kurse pas ndeshjes Vojvoda tha se kjo ndeshje ishte e vështirë duke qenë se Irlanda ka një ekip mirë të përgatitur fizikisht.

“Nuk ishte lehtë, është një kombëtare shumë e fortë fizikisht, e pamë stilin e lojës me topa të gjatë. Ne e bëmë lojën tonë dhe jemi të kënaqur që arritëm të shënojmë. Treguam se dimë të luftojmë. Çdo lojë është e rëndësishme, e dimë sa shumë ka rëndësi ky grup për playoff të Euro 2028, kështu që synojmë të fitojmë kështu radhazi”, tha Vojvoda.

Ai tha se Austria është favorit i këtij grupi, por tha se do të përgatiten mirë edhe për këtë duel.

“Austria është favorit në këtë grup, nga nesër do të përgatitemi dhe besoj që edhe atje do të kemi shumë tifozë. Të gëzohemi sot, nesër mendojmë për Austrinë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit