Nga “Fadil Vokrri”, Muriqi e Rashica përcollën mesazhe të fuqishme për çlirimtarët

- Advertisement -

Pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka shpërndarë fotografi të futbollistëve Vedat Muriqi dhe Milot Rashica që mbanin në duar bluzat me mesazhet “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”.

Krahas fotografive të futbollistëve, “Liria Ka Emër” ka përsëritur thirrjen për protestën e 1 tetorit në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, nga ora 16:00.

“Bashkohemi në protestën masive. Një zë. Një qëndrim. Një popull”, thuhet në postimin e platformës.

Vedat Muriqi shënoi golin e fitores në minutën e 83-të të ndeshjes.

Të ngjashme

Të fundit