Vodhi para dhe alkool në një kafiteri, arrestohet 17-vjeçari në Kaçanik

Me datën 18.01.2023 rreth orës 07:50 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiteritë e qytetit, ku nga persona të panjohur ishin vjedhur një shumë e parave dhe disa pije (shishe) të alkoolit.

Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në satacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranur se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.

Me vendim të prokurorit të rastit është derguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.