20.9 C
New York
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

Sa orë duhet të flenë fëmijët sipas moshës së tyre?

- Advertisement -

Gjumi është shumë i rëndësishëm për fëmijët e të gjitha moshave, thjesht për disa prej tyre është një detyrë e lehtë ndërsa për të tjerët është një proces më i vështirë. Sigurisht që fëmijët që luajnë gjithë ditën dhe janë hiperaktivë janë më të lehtë për të fjetur dhe madje edhe orë më të gjata. Por sa orë duhet të flenë fëmijët në varësi të moshës së tyre dhe cila është idealja.

Duke qenë po aq i rëndësishëm sa ushqimi i shëndetshëm dhe stërvitja, gjumi i duhur është thelbësor për fëmijët dhe mungesa e tij mund të çojë edhe në obezitet. Nga foshnjat tek adoleshentët, oraret e gjumit të fëmijëve ndryshojnë dhe ekspertët këshillojnë se cilat janë oraret e duhura. Shikoni më poshtë në detaje:

  • Foshnjat 4 deri në 12 muaj: 12 deri në 16 orë në ditë.
  • Fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç: nga 10 deri në 13 orë.
  • Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: nga 9 deri në 12 orë.
  • Adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç: nga 8 deri në 10 orë.

Një element i rëndësishëm për të kuptuar nëse fëmijët kanë fjetur siç duhet është sa lehtë zgjohen në mëngjes dhe nëse tregojnë se kanë fjetur mjaftueshëm./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit