Vlora Çitaku uron Bill Clintonin për 80-vjetorin: Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar ish-presidentin amerikan Bill Clinton me rastin e 80-vjetorit të lindjes, shkruan Scanner.

Çitaku e ka cilësuar Clintonin si “mik të madh të Kosovës”, duke theksuar rolin e tij në vendimin e SHBA-së për ndërhyrjen ushtarake në mbrojtje të popullit të Kosovës gjatë luftës.
“Presidenti Clinton e thotë gjithmonë me krenari se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashëgimitë më të ndritura të administratës së tij”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk e harron miqësinë dhe mbështetjen e atyre që qëndruan pranë saj në momentet më të vështira.
“Gëzuar 80-vjetorin, President Clinton! Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse”, ka përfunduar Çitaku. ❤️🇺🇸🇽🇰

Postimi i plotë:

Bill Clinton, miku i madh i Kosovës, sot feston 80 vjetorin e lindjes. ❤️🇺🇸🇽🇰

Presidenti Clinton e thotë gjithmonë me krenari se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashëgimitë më të ndritura të administratës së tij.

Kosova nuk e harron miqësinë. Nuk i harron ata që qëndruan me ne kur kishim më së shumti nevojë.

Gëzuar 80 vjetorin, President Clinton!

Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse. ❤️🇺🇸❤️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit