Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Antoniom Miloshoski janë takuar.
Vlahoviq tha se ai dhe ish-homologu i tij, Mloshoski, ishin ndër përgjegjësit që Posgorica dhe Shkupi e njohën shtetin e Kosovës.
“Me Antoniom Miloshoskin, mikun tim të dashur, kolegun tim më të ri, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë (2006–2011). (Shënim: Këta të dy janë ndër përgjegjësit për njohjen e përbashkët të Kosovës)”, shkroi Vlahoviq në një postim në X.






