Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik: Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në zonat malore

- Advertisement -

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave që kanë përfshirë rajonin gjatë natës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës në rajonin e Ferizajt, ku përfshihen komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Megjithëse të gjitha rrugët janë të kalueshme, në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Ndërkohë, kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa Policia Rajonale, në koordinim me institucionet përkatëse, po përcjell nga afër situatën dhe është e gatshme të intervenojë sipas nevojës.

Policia u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin pajisjet dimërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, kërkohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme në zonat ku kushtet atmosferike janë më të vështira.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë në trafik, duke kërkuar bashkëpunim dhe përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të borës dhe ngricave

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë, në disa zona malore qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa policia rajonale e Ferizajt, në koordinim me institucionet përkatëse, po përcjell situatën dhe është e angazhuar për të intervenuar sipas nevojës.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme të sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin pajisjet dimërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëkohësisht, kërkojmë nga shoferët e automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë gjithë kohës së qarkullimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë në trafik dhe apelon për bashkëpunim e kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Me respekt

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

DRP-Ferizaj” , thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit