28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vjosa Osmani në Samitin e Tiranës, Kurti lihet jashtë? Meçe: Protokolli nga amerikanët!

- Advertisement -

Tirana do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor, në një samit me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike.

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Ora e Fundit” në “ABC News” , u shpreh se Samiti është i përmasave globale dhe se përmasat e këtij Samiti nuk lidhen me pjesëmarrjen e kryeministrin Albin Kurti, pavarësisht se është komentuar shumë mungesa e tij.

Gjithashtu analisti Meçe u shpreh kritik ndaj Kurtit duke thënë se me qëndrimet e tij ka shkaktuar shumë debate, por në njëfarë mënyrë sanksionuar vetveten.

“Kam përshtypje që për përmasat e tij është një Samit i përmasës globale dhe mbahet nën kujdesin e faktorit amerikan dhe euroatlantik. Fakti që jemi në kuadër të një strukturë ushtarake dhe një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë dhe ne bëjmë takime duke e ngritur dhe përkrahur Ukrainën do të thotë që ne bëhemi palë në këtë konflikt. Veprimet e Kurtit kanë vetësanksionuar vetveten. Ka shumë debate për sjelljen e tij, por në këtë rast nuk na intereson Kurti sepse përmasat e këtij Samiti nuk lidhen me prezencën e Kurtit apo Osmanit, por rëndësi ka fakti që Kosova përfaqësohet në këtë tavolinë dhe në këtë tavolinë do të jetë prezent Vuçiçi”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit