28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

U dënua me katër vite e gjysmë burg, Barcelona i heq statusin “legjendë” Dani Alves

- Advertisement -

ani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës. Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelona e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur te “Katalanasit” duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barça-s, ku zhvilloi plot 408 ndeshje me spanjollët, teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.

Mirëpo, historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, prej kohësh tashmë kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit