Fitore me “manita” nga Milani ndaj Frosinones, shënon edhe Ardon Jashari

- Advertisement -

Milani ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Frosinones në “San Siro”, duke u ngjitur në katër pozitat e para në tabelën e Serie A.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e katërt, kur Gabriele Calvani shënoi autogol pas një aksioni të vendasve.

Në minutën e 20-të, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë, pas asistimit të Adrien Rabiot.

Megjithatë, Frosinone arriti të ngushtojë rezultatin para pushimit, me Patrizio Masinin që shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë, Milani nuk la vend për befasi.

Ardon Jashari shënoi golin e tretë vetëm tri minuta pas inkuadrimit në lojë, duke realizuar golin e tij të parë që nga transferimi te skuadra italiane.

Më pas, Alphadjo Cisse realizoi për 4-1, ndërsa Christian Pulisic vulosi rezultatin përfundimtar 5-1.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në katër pozitat e para në Serie A, ndërsa vazhdon serinë pozitive në përballjet direkte me Frosinonen.

Të ngjashme

Të fundit