Berisha do të zëvendësojë Marc Fritschin dhe do ta ushtrojë mandatin deri në përfundim të periudhës 2023–2026. Ai do të përfaqësojë listën Parteilos në Këshillin e Qytetit.
Zgjedhja e Berishës vjen pas dorëheqjes së dy këshilltarëve të qytetit, Sandro Badertscher dhe Marc Fritschi. Për vendet e tyre janë zgjedhur Visar Berisha dhe Eveline Bütler-Oesch.
Hyrja e Visar Berishës në Këshillin e Qytetit të Thunit përbën një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në jetën politike dhe publike në Zvicër.






