Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar inspektimet nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), për produktet e qumështit, me bazë bimore, të cilat AUV-i ditë më parë ka urdhëruar heqjen nga tregu i shitjes në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kontrolleve lidhur me përbërjen dhe deklarimin e produkteve të qumështit dhe produkteve të ngjashme, në orët e paradites, janë realizuar shtatë inspektime në markete të klasit B dhe C në regjionet e Prishtinës dhe Prizrenit. Gjatë inspektimeve janë vërejtur disa produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore, të cilat janë evidentuar dhe, me urdhër të IQMT-së, janë larguar nga raftet e shitjes.
Produktet e tërhequra gjatë kontrolleve janë:
-Holla Schmand – 400 gram,
-Holla Cooking Cream, 1 litër,
-Magic Krem – 800 gram.
Inspektimet në ditët e radhës, do të vazhdojnë më listën e zgjeruar të produkteve të identifikuara nga AUV dhe të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Produktet e prodhuara nga kompania Abrazen LLC – Qumështorja Vita, të cilat duhet të tërhiqen nga tregu menjëherë janë:
-Schmand, 18 %, 180 g,
-Schmand, 18 %, 800 g,
-Schmand, 18% 400 g,
-Holla Dessert 1L,
-Holla Barista, 3.8%, 1L,
-Graden Milk, 1L,
-Holla Cooking Cream, 1L,
-Mushroom Cream Cheese, 200 g
-Qumësht “My Coë” 3.2%, 1L
-Qumësht UHT “My Coë” 3.2%, 1L
-Qumësht UHT “Land” 3.2%
Djathë i bardhë 100% 250g
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në baza ditore, sipas raporteve nga inspektorët e IQMT-së, do t’i njoftojë opinionin publik për produktet e hequra nga tregu në mënyrë që të parandalohet mashtrimi i mëtutjeshëm i konsumatorëve.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë po ashtu me inspektime dhe kontrolle në treg, me qëllim të sigurimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe transparencës së informacionit për konsumatorët.
Njëkohësisht iu bëjmë thirrje të gjitha kompanive prodhuese të tërheqin produktet e tyre të cilat kanë në përbërjen e tyre yndyra bimore, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu iu bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që nëse hasin në produkte të lartë cekura, të cilat përmbajnë yndyra bimore të raportojnë në platformën Viber në numrin +383 (0) 46 311-000.






