Real Madridit i është dhënë një goditje e rëndë para përballjes së shumëpritur me Barcelonën.
Komiteti i Garave e ka dënuar Vinicius Juniorin me katër ndeshje pezullim pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Villarrealit, duke e lënë brazilianin jashtë El Clásicos në “Spotify Camp Nou”, më 25 tetor.
Vendimet disiplinore për xhiron e tetë të kampionatit spanjoll u publikuan të mërkurën në mbrëmje, duke konfirmuar dënimin e pritur për anësorin e Real Madridit.
Në raportin e ndeshjes, gjyqtari kishte shkruar se Vinicius ia kishte tërhequr flokët mbrojtësit Saliba.
Kështu, përveç ndeshjes së madhe kundër Barcelonës, Vinicius do të mungojë edhe në përballjet ndaj Sevillas, Racingut dhe Valencias.
Kjo e detyron trajnerin Jose Mourinho të kërkojë me urgjencë një zëvendësues për ta mbuluar mungesën e brazilianit, me Yan Diomanden që me shumë gjasë do të mbulojë boshllëkun e lënë nga Viniciusi.






