Ambasadori i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja kufizuese ndaj Rusisë

- Advertisement -

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpriitur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar një mase shtesë kufizuese të BE-së ndaj Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpriitur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar një mase shtesë kufizuese të BE-së ndaj Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka vlerësuar se ky vendim e mban Kosovën në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar Schuebel.

Ai ka theksuar se vazhdimi i këtij harmonizimi dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, ka deklaruar ambasadori.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot plotësim-ndryshimet e vendimit të vitit 2022, të nxjerrë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi synon harmonizimin e mëtejshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme

Të fundit