Për ditën e tretë me radhë është paralajmëruar protestë në Shqipëri, e cila po organizohet nga studentët.
Në dy ditët e fundit, protestat kanë qenë të dhunshme.
Në një deklarim gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama e fajësoi opozitën, duke thënë se përgjegjësit do të paguajnë për këtë katrahurë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Protesta është paralajmëruar se do të nisë nga mëngjesi.
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është anuluar shkaku i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.
Protesta pritet të nisë nga ora 10:00, në kohën kur ishte planifikuar të mbahej seanca plenare.
Në dy ditët e fundit, në protestat që po organizohen nga studentët, ka shpërthyer dhuna.






