1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Vëzhguesit e BE-së: Grenelli u përfshi në fushatë duke kritikuar Kurtin, pushteti përdori gjuhë negative

- Advertisement -

Richard Grenell u përfshi në fushatë duke kritikuar Kryeministrin Albin Kurti”, kështu thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së, të cilët monitoruan procesin zgjedhor në Kosovë.

Sipas vëzhguesve të BE-së, fushata zgjedhore ishte e gjallë pa incidente serioze të raportuara, po përmend se ajo u karakterizua nga përdorimi i gjuhës negative dhe nxitëse dhe sulmeve të ashpra verbale.

“Ndonëse fushata zgjedhore ishte e gjallë pa incidente serioze të raportuara, ajo u karakterizua nga përdorimi i gjuhës negative dhe nxitëse dhe sulmeve të ashpra verbale ndaj kundërshtarëve, shpesh nga LVV, LDK, PDK dhe AAK-Nisma, në ngjarje publike, debate dhe online. Emisari i Shteteve të Bashkuara për misione speciale, Richard Grenell, u përfshi në fushatë duke kritikuarKryeministrin Albin Kurti se nuk ishte partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Mesazhet e fushatës së Koalicionit për Familjen denigronin komunitetin LGBTIQ+ dhe promovonin rolet tradicionale gjinore në shoqëri, nganjëherë duke nxitur urrejtje. Në javët e fundit të fushatës u intensifikuan retorika e ashpër dhe sulmet personale, duke çuar në ankesa të shumta në PZAP në lidhje me gjuhën e fushatës”, thuhet në raport.

Tutje përmendet se shumica e partive u angazhuan në fushata dinamike në internet, me Facebook-un si platformën kryesore, e ndjekur nga Instagram-i dhe TikTok-u.

“Fushata online reflektoi tonin e ashpër të tubimeve dhe debateve, ku videot e ngjarjeve të fushatës përbënin një pjesë të madhe të të përmbajtjes së postuar”, thotë raporti.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit