Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë punimet për seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nga ora 11:00 me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila mori votat e 62 deputetëve.

Seanca konstituive u shtye dje pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.

Po ashtu, Vetëvendosje ka thënë se nuk ka vota për Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën që të zgjedhen nënkryetarë të Kuvendit.

Shtyrjen e seancës e njoftoi e para e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit