Haradinaj për 11 Shtatorin: Sulmi e lëkundi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj e ka cilësuar 11 Shtatorin e vitit 2001 si një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, duke thënë se sulmi terrorist e tronditi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan.

“Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se në 25-vjetorin e 11 Shtatorit, Kosova qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.

“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, ka deklaruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit