21.1 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

‘Vetëvendosje shpik pozitë në Mitrovicë’ – asambleisti bëhet drejtor! (VIDEO)

- Advertisement -

Premtimet që dha Albin Kurti para se të merrte në dorë udhëheqjen e shtetit, nuk po mbahen.

Kur Adnan Lahu dëgjoi se bashkëvendasi i tij mori pozitë udhëheqëse, iu kujtua një frazë e kryeministrit në detyrë.

Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Vushtri Nasuf Aliu, mori pozitën e Drejtorit Komercial në KRU Mitrovica.

Shefi i grupit të LDK-së në Vushtri, Adnan Lahu thotë se partia udhëheqëse në vend ka harruar fjalët që kishte thënë para se të ishte në pushtet.

Lahu për KIKS-in tha se Lëvizja Vetëvendosje po përdorë fuqinë e saj për të rahatuar militantët e vet.

Teksa Lahu tha se u shpik kjo pozitë vetëm për punësimin e Nasuf Aliut, ai shton se nuk e di as pse duhet një Drejtor Komercial në një ndërmarrje publike.

Në një prononcim për KIKS Kosovën, Lahu thotë se pranimi i Nasuf Aliut në këtë pozitë u bë me favorizime partiake.

 

Të ngjashme

Të fundit