Vërshimet në Skenderaj, Nura pret përkrahje nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot për vizitë në Skenderaj, pas dëmeve që janë shkaktuar në këtë komunë si pasojë e vërshimeve ditë më parë.

Kurti është pritur nga kryetari i kësaj komune, Fadil Nura i cili i ka treguar për gjendjen e rëndë që ndodhet Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur Nura përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili tha se pret përkrahje nga niveli qendror.

Postimi i plotë:

Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave.

Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.