9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Samsung Galaxy A34 5G futet në testin FCC me mbështetje për karikim me kabllo me kapacitet prej 25W

- Advertisement -

Samsung Galaxy A34 në ardhje së fundmi është spikatur në testet FCC, duke marrë kështu edhe një certifikatë për lansimin e saj, që pritet të ndodhë shpejti.

Është zbuluar nga vetë procesi i testimit FCC se pajisja në fjalë do të ketë mbështetje për karikim me kabllo me kapacitet prej 25W. Gjithashtu së fundmi telefonit i është dhënë drita e gjelbër nga Byroja e Indisë për Standarde.

Sipas një versioni standard të një prototipi A34, telefoni fuqinë e merr nga Dimensity 1080 SoC i MediaTek, raporton GSM Arena.

Samsung Galaxy A34 5G passes through the FCC with support for 25W wired charging

Megjithatë, kjo mund të dallojë varësisht tregut, me disa vende të cilat supozohet se në vend të saj do të marrin çipin Exynos 1380.

Duke u bazuar në thashethemet e mëparshme, pritet që ky telefon do të ketë 3 kamera ku ajo kryesorja do të ketë 48MP, dhe një kamerë “selfie” e cila do të ketë 13MP, ekran AMOLED 6.5 inç FHD+ 90Hz dhe një bateri prej 5,000mAh.

Pritet që Samsung Galaxy A34 do të ofrohet me 4 ngjyra të ndryshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit