9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

“Sëmundja e mbretërve” po rikthehet: Cilat janë simptomat e artritit dhe si duhet të ndryshoni dietën tuaj

- Advertisement -

Shmangni sulmet e dhimbshme.

Artriti është një sëmundje në të cilën formohen kristale të vogla brenda nyjave dhe rreth tyre. Shkakton sulme të papritura me dhembje të forta dhe ënjtje.

Dikur e kanë quajtur sëmundje “e mbretërve”, sepse shfaqet shpesh te personat të cilët e teprojnë me ushqimin dhe pijet. Para së gjithash, ka të bëjë me konsumimin mishit dhe alkoolit, ushqimet të cilat dikur kanë pasur mundësi t’ia sigurojnë vetes vetëm më të pasurit.

Nyjat më të prekura janë gishti i madh, gjunjët dhe kyçet e këmbës. Vendi është i dhimbshëm, i ënjtur, lëkura është e kuqe dhe kyçi është i nxehtë në prekje, transmeton Telegrafi.

Diagnoza mund të caktohet duke analizuar lëngun e kyçeve, ndërsa dhe në rastin e nyjave të vogla, siç gishti i madh i këmbës, bëhet ekzaminimi me ultratinguj.

Inflamacioni ndodh për shkak të aktivizimit të sistemit imunitar, i cili reagon ndaj kristaleve të depozituara. Këto kristale formohen për shkak të vlerave të larta të acidit urik përtej kufirit në të cilin është i tretshëm. Një gjendje e tillë quhet hiperuricemia.

Në shumicën e pacientëve, sëmundja shfaqet për shkak se trupi nuk mund të nxjerrë në mënyrë efikase acidin urik përmes veshkave. Arsyet mund të jenë mutacione gjenetike ose sëmundje të veshkave.

Shkaktarët e sulmeve janë zakonet e këqija të të ngrënit – shumë mish i kuq, të brendshme, alkool, ëmbëlsira të prodhuara në mënyrë industriale. Prandaj, përveç barnave të përshkruara nga mjeku, është shumë e rëndësishme të ndryshoni menynë. Mishi i kuq, të gjitha llojet e produkteve të mishit si sallami, pate dhe ftohjet, si dhe peshku i konservuar dhe prodhimet e detit duhet të përjashtohen prej tij.

Rekomandohet përdorimi i moderuar i vezëve dhe shpendëve, si dhe i produkteve të qumështit. Duhet të shmanget ushqimi i ëmbëlsuar me fruktozë ose shurup misri, si dhe çdo alkool, veçanërisht birra.

Pacientët mund të hanë lirisht arra, perime, bishtajore dhe vajra bimore. Këshillohet lënia e duhanit dhe aktiviteti fizik i moderuar. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit