16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Vendimi i KGjK-së/ Anulohen seancat e parapara gjyqësore

- Advertisement -

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), që puna e gjykatave të reduktohet dhe të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, në Pallatin e Drejtësisë po anulohen pothuajse të gjitha seancat e parapara për sot.

Deri më tani është anuluar seanca në rastin e njohur si “Stenta 2”, seanca në rastin ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe tre të tjerët Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, seanca në Gjykatën e Apelit, ndaj ish-zyrtarit policor Jeton Menxhiqi, i dënuar për korrupsion dhe disa raste të tjera.

Vendimin e KGjK-së po e mbështesin edhe Gjykatat Themelore në gjithë vendin.

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi të njëjtve iu ishin rritur në vitin 2017 nga Qeveria Haradina

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit