9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Abdixhiku e mirëpret dakordimin për targat, kritikon Kurtin për qasjen e tij në këtë proces

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas marrëveshjes së arritur për targat.

Partia të cilën ai e drejton ka thënë se e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur për këtë çështje.

Kreu i LDK-së, në një shkrim në Facebook e ka kritikuar Kurtin për siç ka shkruar ai dramën populliste në këtë proces.

Postimi i plotë i Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe më mbështetjen e ShBA-ve.

Siç edhe kemi theksuar në vazhdimësi, rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës është bashkërendimi i ngushtë dhe i përhershëm me partnerët strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të saj, stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale, ndërsa bashkëpunimi i përgjegjshëm ndërkombëtar garanton shtyrjen përpara të interesave nacionale të Republikës së Kosovës.

LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit.

LDK-ja u bën thirrje institucioneve të vendit që të jenë transparente për procesin e dialogut politik, nëpërmjet raportimit në Kuvend përpara përfaqësuesve të zgjedhur. Deklarimet e fundit të kryeministrit, përveç se kontradiktore, janë dhe tepër të paqarta, së këndejmi, ato krijojnë pasiguri në lidhje me drejtimin e këtij procesi jetik për Kosovën.

Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe, të mërkurën kanë arritur marrëveshje lidhur me targat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit